Fushata elektorale ka nisur me “sëpatë të madhe”, duke dhënë reagimet e veta politike mbi punonjësit në disa institucione në Gjirokastër. Rasti më konkret i denoncuar sot është ai në Drejtorinë e Trajtimit të studentëve në këtë qytet.
Dy të shkarkuar nga detyra Adelina Loloci sanitare dhe Theohar Barka me detyrë kujdestar, deklarojnë se janë gjendur pa punë pasi drejtoresha e kësaj ndërmarrje Dorjana Demo i ka shkarkuar pa motivacion, thjesht me justifikimin e shkurtimit të pozicionit të punës me urdhër nga qeveria. Më tej ata shprehen se arsyeja kryesore është për këtë lëvizje është politike.Pasi po sipas tyre drejtuesja aktuale e konvikteve i ka zëvëndesuar më njerëz të forcës politike që përfaqëson por edhe me të afërm të saj, madje edhe nga persona që ligjërisht nuk i takon të jenë në detyrë.
Aktualisht Theohar Barka ka fituar gjyqin në Shkallën e Parë dhe tashmë do të përballet edhe në Apel për të kërkuar të drejtën e tij. Vetë drejtoresha e këtij institucioni Dorjana Demo tha se për zotin Barka ka marrë masë disiplinore të përsëritura,për shkak të ardhjes me vonesë në punë. Po sipas saj është bërë edhe një kontroll nga auditi i Ministrisë së Financave që ka gjetur disa shkelje kryesisht për 2 punonjës dhe shpërblim dëmi për 3 punonjës.
Me pak fjalë ajo pretendon se është respektuar një urdhër ministri. Demo e quan qesharake vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër që i ka dhënë të drejtë z .Barka. Ndërsa për zonjën Adelina Loloci, znj Demo thotë se u bënë ndryshime në strukture dhe si rrjedhojë kanë dalë 6 punonjës me kontratë të pjesësshme nga 22 veta tashmë janë 21 punonjës.
Znj Dorjana Demo mban postin e drejtoreshës së konvikteve të Gjirokastrës që prej vitit 2017. Ekonomiste me profesion Dorjana Demo krahas kësaj detyre mban edhe postin e kreut të gruas së PSSH për qytetin e Gjirokastrës duke u zgjedhur me votim nga komuniteti i grave të këtij subjekt politik. Ajo konsiderohet si një ndër gratë më aktive të PS në Gjirokastër.
Theohar Barka me detyrë kujdestar në konvikte shprehet se: “Shkarkimi im nga puna është bërë pa asnjë motiv pa asnjë problem pa asnjë arsye. Thjesht më hoqi nga puna për të punësuar njerëzit e saj të afërm, dhe njerëz të tjerë pjesë të oborrit të saj.
Edhe me drejtoreshën edhe me punonjës të tjerë i kishim mardhëniet shumë të mira, vlen të theksojmë mardhëniet shumë të mira që kishim si kujdestar konviktesh me studentët.
Kjo Vanesa erdhi në punë fillojë menjëherë me penalizime mua. Më vinte mua të punoja jashtë orareve të punës deri në 9 të darkës në një kohë që unë isha larg nga puna në një distancë 30 kilometra dhe nuk kasha asnjë mundësi që të ikja, këtë e bënte thjesht sat ë gjente një alibi për të më hequr mua nga puna.
Të gjitha punësimet që ka bërë i ka bërë pa asnjë kriter, pa kriter dhe pa asnjë lloj kontakti me zyrën e punës. Më heq mua nga puna dhe sjell në punë një pensonis, një djalë drejtori . Më heq mua nga puna dhe merrë krushqë dhe mbesa e të afërm të saj. Mund të them se ka bërë abuzime me rrogën e saj, pra me rrogën e shefes.
Po të bësh një krahasim të rrogëns së drejtoreshës me rrogën e një deputeti janë pothuaj të ngjashme, dhe duhet të jetë rast unikal ky jo vetëm në Gjirokastër por në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund tëe ketë një drejtor një rrogë 1 mln e 450 mijë. Nuk mund t’i japësh një personeli një rrogë 900 mijë lekë. Këto rroga i cilëson të gjitha në kuadër të Këshillit Mbikqyrës. Po sesa merr këshilli Mbikqyrës dhe sa marrin këta… është bërë institucioni si një ferrë e vogël që këto marrin dhe abuzojnë me taksat e popullit. Unë jam në process gjyësor me drejtoreshën, fitova Shkallën e parë të gjyqit ndërsa tani jemi në process gjyqsor në Apel. Shefja e personelit, Vjollca Hoxha ka arritur në një pikë ku ka thënë “Unë do t’i shkel të gjithë me këmbë”, kush janë njerëz të LSI-së, unë do t’i shkel të gjithë me këmbë. Marrin paga të majme dhe lëvizin me makinën e ndërmarrjes gjithandej, e kanë kthyer në private. Edhe drejtori kujton se makina është private, madje dhe të dielave e përdor për arsye familiare.”
Adelina Loloçi me detyrë sanitare pranë shoqërisë shprehet se: “Unë jam pushuar nga puna në 23 prill, me vendim gjykate për shkurtim të vendit të punës. S’më kanë dghënë ndonjë sqarim për heqjen nga puna, vetëm më ka thënë kur i shkova në zyrë që: “Më kanë urdhëruar që të heq njerëz nga puna dhe unë të zgjdha ty.”
Pse më zgjodhe mua i thashë? “Të zgjodha ty tha sepse t’i je pa kosto”, dmth unë kasha shumë pak kosto për në gjyq, apo nuk e di… Do të thotë unë isha me shumë pak kosto në atë puinë që kasha 5 vjet që kasha punuar. Edhe sot më bën habi sesi ajo më hoqi nga vendi i punës.
Unë nuk kam pas raporte të këqija me të, e respektoja si njeri jo nga karrigia. Mua më vjen pse më hoqi nga puna. Biles endem rrugëve, edhe për dokumentat e asistencës nuk mi bënë, pavarësisht se ja kam dhënë dorazi. Madje urdhëron edhe punonjëset të mos të mi bëjnë . Më merr shefja e financës me thotë, “Adelina mos u paraqit në zyrë se nuk do të t’i jap. Më ka urdhëruar shefja që të most ë t’i bëjë. Në syrin tim i tha bëja, pasi u larguam ne iu tha mos ja bëni.”
Dorjana Demo, drejtoresha e konvikteve të Gjirokastrës një prenoncim të saj për rastet shprehet se: “Për rastin e zotit Theohar është zbatuar rregulli që ka shoqëria jonë për masa disiplinore të përsëritura. Ka marrë një masë disiplinore në 15 shkurt të 2018, e cila kishte të bënte me shkeljen e orarit zyrtar. Vinte në punë pas orarit zyrtaer dhe largohej nga turni para se të mbyllte turnin.
I është komunikuar masa disiplinore në prani të shefes së personelit. Zoti Theohar ka pas të gjithë të drejtën e tij ta studionte, por që nuk ka firmos asnjëherë për këtë masë disiplinore. Pikërisht ky është pretendimi i tij që unë nuk kam marrë asnjëherë mas disiplinore.
Gjatë muajit maj-qershor në shoqëri u bë një kontroll për shkak të shkeljeve që u gjetën nga auditi i Ministrisë së Financave.Nga ai kontroll që u gjendën një mori shkeljesh erdhi dhe urdhri i ministrit i zbardhur me masa disiplinore për dy punonjës dhe shpërblim dëmi për 3 ish-punonjësit e tjerë, ish-administratori, ish-shefja e financës dhe ish-llogaritarja. U zbatua masa e dhënë…Me kod pune janë zbatuar të gjitha procedurat.”