I ftuar në studio ditën e sotme në Fax News si çdo të diel ishte avokati Altin Goxhaj. Për gazetaren Sara Pine, avokati foli ndër të tjera edhe për rastet e atakit t miokardit kohët e fundit për shkak të të cilit kanë humbur jetën mjaft njerëz.
Goxhaj e lidh këtë fenomen tragjik me vaksinën e bërë nga shumë njerëz 2 vite më parë për shkak të Covid.
Sipas tij të dhënat janë shokante, pasi njerëz të shëndetshëm po humbasin jetën sepse të dhënat e këtyre vdekjeje lidhen me vaksinën.
Altin Goxhaj: Po reagojmë në rrjete sociale për një fenomen që duhet të reagonte ministria e Shëndetësisë, media, por reagojmë vetëm ne në rrjete sociale. Kemi konstatuar javët e fundit, çdo ditë që njerëzit me një moshë të shëndetshme ndërrojnë jetë nga miokardi. Po rritet e po rritet çdo ditë. 3 vjet më parë kur protestonim për vraksinimin me detyrim për covid dhe sot kudo në botë ka filluar komisione hetimore. Ka filluar që të kuptohet që kjo vaksinë nuk është testuar erdhi në mënyrë emergjente. Javët e fundit janë si të thuash shokante. Një zonjë humbi jetën bashkë me të ëmën. Kishte vdekur nga një atak miokard. Brenda një jave 4 vdekje, ku njerëz të shëndetshëm humbën jetën. Kjo po ndodh kudo. Pretendimi numër 1 i mjekëve që kundërshtuan vaksinimin ka qenë për atakun miakord. Faktoje.al pretendoi se kjo vjen për shkak të Covid. Në fakt ky pretendim i tyre kundërshton realitetin sepse të dhënat kanë lidhje me vaksinën.