Atalanta vijon serinë e rezultateve positive në Serie A. Mbrëmjen e djeshme, bergamaskët mposhtën pastër 3-0 Saussuolon e Bajramit dhe Kumubllës.
Pasalic, Koopmeiners dhe Bakker ishin autorët e triumfit të skuadrës së udhëhequr nga Gasperini. Ata shkojnë në kuotën e 45 pikëve në vend të katërt.
Ndërsa javën e ardhshme do të kenë një sfidë delikate përballë Milanit në San Siro.