Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku po përcillej në banesën e fundit nënkomisari Saimir Hoxha, i vrarë një ditë më parë në krye të detyrës.
Ardi Veliu tha përpara trupit të të ndjerit se ditën e sotme atdheu nuk mund të ketë mik më të mirë sesa polici i rënë në krye të detyrës, duke luftuar kundër krimit në vend.
Drejtori e vlerësoi Saimir Hoxhën për profilin e tij si një punonjës policie tepër i respektuar nga qytetarët, duke shtuar se punonjësit e policisë ccdo ditë kur dalin nga shtëpia përshëndeten me familjarët e tyre sikur të ishte hera e fundit, përshkak të rreziqeve me të cilat përballen.
“Ka shumë dhimbje për prindërit dhe familjarët e tij. E trishtë dhe e dhimbshme për të gjithë organizatën e policisë pasi humbëm nje koleg, mik të përkushtuar. Atdheu sot nuk mund të ketë mik më të mirë. Për mua si drejtor i përgjithshëm nuk ka moment më të vështirë se ky për të ngushëlluar familjen e Sajmirit. Falë përkushtimit ai krijoi profilin e një punonjësi të respektuar nga qytetarët. Kjo ditë është njëkohësisht ditë reflektimi për të gjithë ata që duan rregull, që të përkrahin më shumë policinë në përmbushjen e misionit të saj. Njëkohësisht dhe këmbanë alarmi për të ndalur përbaltjen e policisë së shtetit. Ai u vra nga një njëri i arrestuar më parë nga policia dhe e dërguar përpara drejtësisë, dhe e liroi dhe pse kishte për të vuajtur burg. Saimiri u vra dy herë, nga krimi dhe drejtësia e vjetër. Punonjësit e policisë përballen çdo ditë me krimin, pandëshkueshmërinë, prandaj dhe dalja nga shtëpia është përshëndetje me familjarët sikur të ishte hera e fundit. Bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurtë. Jam i bindur që shumica e qytetarëve janë të pikëlluar për humbjen e jetës së Sajmirit. Kjo mbështetje na lehtëson sadopak dhimbjen. Të ndëruar familjarë të nënë-komisar të Sajmir Hoxhës, ju nuk do të jeni kurrë vetë. Ky moment i ndarjes fizike me Sajmirin është sdhumë e dhimbshme dhe për ne. Memorialit të dëshmorëve të policisë iu shtua një tjetër yll, bashkë më 244 të tjerë. Përulemi përpara trupit të heroit. U prehsh në paqe miku, shoku dhe kolegu ynë, dëshmori i atdheut Saimir Hoxha”, tha Ardi Veliu.
(E.H/Faxweb.al)