Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri gjatë një fjalimi fushate në Nara të Japonisë.
Abe u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e paqartë. Një zyrtar i shërbimit të emergjencës në Nara tha për CNN se Abe ka pësuar arrest kardiopolmunar, çka do të thotë se zemra dhe mushkërritë e ish-kryeministrit kanë pushuar së funksionuari momentalisht.
Një zyrtar i partisë së tij tha se gjendja shëndetësore e Abe nuk dihet. Ai shtoi se kryeministri Fumio Kishida është vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka njoftuar se do të kthehet menjëherë nga takimi i punës ku ai ndodhej.
Ai udhëzoi ministrtat dhe politikanët e tjerë të braktisin fushatën dhe të kthehen sa më parë në Tokio.
Sakaq, policia njoftoi se një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Autori i dyshuar i të shtënave është një 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi. Yamagami është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetë-Mbrojtjes, Marinës Japoneze.
Personi është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, me sa duket prodhim artizanal, do të kishte plagosur edhe persona të tjerë.
?Transport de l’ancien Premier ministre Shinzo Abe après avoir été abattu, à l’hôpital via un hélicoptère médicalisé.#shinzo #Nara #NHK #Japon #Japan #hopital #shooting pic.twitter.com/qXSW51wnUF
— Didier (@LetItShine69) July 8, 2022
Discussion about this post