Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, 32-vjeçari i identifikuar si Refik Toro.
Sipas raportimeve të para, viktima ishte duket udhëtuar me mjetin e tij “Fuoristradë” me targa AA 606LD, kur persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar. Edhe autorët kanë qenë me një fuoristradë të tipit “Land Rover”.
32-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas raportimeve nga Vlora, forca të shumta policie kanë ngritur postoblloqe në hyrje-daljet e qytetit bregdetar. (A.R/SHUPLAKA)