Mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:50 në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka, hallë dhe nip.
Shtetësia Shpresa Baka, ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi Mariglen Haka, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë i plagosuri, Marilgen Haka, është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Në qershorin e 2011-ës ai u arrestua nga policia si i akuzuar për vrasjen e Nadien Zenelit, ngjarje e ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë. Aso kohe, vrasja e 32-vjeçarit nga Dibra u dyshua si eleminim për shkaqe hakmarrjeje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.