Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në mbrëmje te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ku një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar dy herë me armë zjarri.
Personi i plagosur me iniciale L.H, 24 vjeç është plagosur në shpatull, ai udhëtonte në mjetin me targë AA777RT. Policia ka ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit.
Sipas policisë ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve. 24-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (B.H/Shuplaka)
(B.H/Shuplaka)