Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Athinë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones, ku është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Detaje priten në minutat në vijim.
Burime më të fundit bëjnë me dije se dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.