Një incident i përgjakshëm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në zonën e Xirokrinit, në Selanik.
Episodi i rëndë, sipas informacioneve, ka ndodhur rreth orës 22.00 mes dy personave, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.
Njëri nxori një armë dhe qëlloi tjetrin të paktën një herë në këmbë, ndërsa dëshmitarët okularë thonë se u dëgjua edhe një e shtënë e dytë.
Pas të shtënave autori, i cili sipas informacioneve është me origjinë shqiptare , u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi ndjekjen për ta gjetur dhe arrestuar.
viktima, gjithashtu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital nga Ambulanca EKAV . Zona u rrethua nga forcat e policisë.
Discussion about this post