Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Një person, i moshës 63-vjeçare ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas të dhënave të para i plagosuri është identifikuar me iniciale N.K dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Personi i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit Laç dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idenfikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.