Një automjet është qëlluar me armë zjarri në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur mjetin nga rrethrrotullimi i Shkozës, duke hapur zjarr në drejtim të tij.
Pas ngjarjes, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në përpjekje për të humbur gjurmët.
Nga atentati dyshohet se janë plagosur katër persona, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e tyre apo gjendjen shëndetësore.