Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku kampioni i Vllaznisë në boks Nelson Hysa është bërë shënjestra e një atentati me armë.
Ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës, ku boksieri i Vllaznisë është plagosur me dy plumba. Plumbat e kanë kapur boksierin në pjesën sipër legenit.
Hysa është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, 10 herë kampioni i boksit në Shqipëri ka qenë duke lëvizur në këmbë, ndërsa dy persona ende të paidentifikuar mbi motor kanë qëlluar mbi të.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, por policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre. (D.D/Shuplaka)