Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo ende nuk dihet identiteti i tij.
Sipas policisë, qytetari është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një tjetër.
Ndërkohë bardhë e blutë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. (D.D/Shuplaka)