Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në qytetin e Vlorës. Në rrugën ‘’transballkanike” janë njoftuar të shtëna dhe për pasojë dy persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur rëndë.
Personat që janë plagosur kanë qenë në një mjet tip ‘’benz”, ndërsa në momentin që mbi ta është gjuajtur kanë qenë duke dalë nga një pikë karburanti.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e personave që kanë mbetur viktimë e këtij atentati. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet që të dalin detaje të reja.
Nga ajo që mësohet është se në drejtim të mjetit janë gjuajtur 30 plumba. Mjeti është me targa ”VL6368C”.
(E.K/SHUPLAKA)