Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e të martës. Shtetasi Fatjon Sinani, 40 vjeç, është qëlluar dhe vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “Partizani”, pranë rrugës së spitalit.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të ndalojë njërin prej autorëve, shtetasin N.Q. 42 vjeç.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit, me qëllim kapjen e autorit tjetër, i cili ka përfituar nga errësira dhe është larguar.
Vetëm 2 km larg vendit të ngjarjes, është gjetur i braktisur, një mjet tip Mercedes me targa gjermane dhe arma e krimit, një pistoletë e llojit “Bereta”.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
(M.D/Shuplaka)