10:04 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentatet dhe shpërthimet me tritol, Flamur Vezaj: Çfarë e ka shkaktuar!

09:38 | 15/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i zi i CIA-s për drogën, ironizon gazetari: Si pasojë e “suksesit” të këtyre ministrave dhe kryministrit vendit i është zbardhur imazhi

Prej disa ditësh të gjithë e kemi vënë re një shtim të numrit të shpërthimeve me tritol. NGA Shkodra në Fushë-Krujë, apo atentati që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Tiranë me një të vdekur dhe një të plagosur.

Sipas gazetarit Flamur Vezaj të gjitha këto ngjarje kanë një pikë të pëtbashkët, që është ndryshimi i shefave të Policisë dhe inspektorëve të zonave.

‘’Gjatë kësaj kohe edhe punonjësit më të thjeshtë të policisë nuk mendojnë për zonën e tyre apo për të siguruar informacione për të parandaluar një ngjarje kriminale, por si t’i gjejnë një mik shefit të ri që mos t’i lëvizë nga detyra apo edhe t’i promovojë ata duke lënë zbuluar zonat ku operojnë!”, shkruan mes të tjerash Vezaj.

REAGIMI I FLAMUR VEZAJT:

Shpërthime e vrasje! Prej kohësh është bërë zakon në Shqipëri që me ndërrimin e shefave të policisë ndryshojnë edhe inspektorët e zonave, agjentët e shefat e krimeve duke lënë zbuluar zonat ku ata operojnë në kryerjen e detyrës, si vëzhgime apo mbledhje informacioni për ngjarje të caktuara!

Por ky moment është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet nga kriminelët për larje hesapesh. Ky është një problem që po trashëgohet sa herë ka ndërrime qeverish, ministra, drejtues policie e shefa komisariatesh.

Gjatë kësaj kohe edhe punonjësit më të thjeshtë të policisë nuk mendojnë për zonën e tyre apo për të siguruar informacione për të parandaluar një ngjarje kriminale, por si t’i gjejnë një mik shefit të ri që mos t’i lëvizë nga detyra apo edhe t’i promovojë ata duke lënë zbuluar zonat ku operojnë!

Por nuk është vetëm ky problemi që ka policia, prej kohësh është shkatërruar rrjeti i informatorëve me pagesë, pasi nuk jepen fonde për këta individë apo edhe më e keqja fare që janë larguar për shkak të mungesës së besimit te uniformat e policisë!

Apo edhe rastet kur vetë inspektorët e zonave bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh duke mos raportuar për ngjarje të caktuara nga frika se çështja do i kalojë personale me këta individë me të kaluar kriminale!

E kjo situatë fatkeqësisht do të vazhdojë në Shqipëri, ku pasiguria është problemi kryesor i çdo qytetari! Por ajo që më shqetëson edhe sot, është fakti se segmente të caktuara të policisë së shtetit, pas çdo ngjarje të rëndë kriminale, si ajo e Shkodrës apo e Tiranës, turren të furnizojnë median me të kaluarën kriminale të viktimave vetëm e vetëm që të ulin vëmendjen nga paaftësia e tyre për të parandaluar apo zbardhur këto ngjarje!

Po meqenëse i paska bërë gjithë këto të zeza personi që ishte objekt sulmi me eksploziv në Shkodër pse ishte i lirë akoma!!!

Pse nuk ndodhet në burg për të gjitha këto? Unë jam dakord që duhet publikuar edhe ajo pjesë nga koleget e mi, por është shumë e rëndë që në mes të ditës, kriminelët të bëjnë kërdinë dhe policia e institucionet që paguhen për të parandaluar akte të tilla terroriste të mos mbajnë përgjegjësi!

Pasi nuk është ngjarja e parë, janë mbi 30 shpërthime me eksploziv që tashmë janë pluhurosur në zyrat e policisë dhe prokurorisë dhe asnjë person nuk mbajti përgjegjësi!

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: flamur vezajvezaj
Pas

Ndodh sërish! Si e ”vdiqën” mediat punonjësin e Doganave

Para

Vdekja e 7-vjeçares, ekipi i ministrisë niset drejt Durrësit për verifikim të rastit

Para
Vdekja e 7-vjeçares, ekipi i ministrisë niset drejt Durrësit për verifikim të rastit

Vdekja e 7-vjeçares, ekipi i ministrisë niset drejt Durrësit për verifikim të rastit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.