15:19 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Atentati kundër aktorit kishte dy muaj që përgatitej

16:22 | 24/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati kundër aktorit kishte dy muaj që përgatitej

Atentati ndaj Mishel Prelës që u krye tek gjimnazi “Partizani” kishte dy muaj që përgatitej.

Shkëlzen Buci, i cili ka qëlluar mbi aktorin njihej ishte i papunë dhe një muaj më parë kishte marrë një kredi prej 15 eurosh dhe disa borxhe te tjera për kurimin e të vëllait. Pavarësisht kësaj vëllai i sëmurë rëndë kishte vdekur rreth 1 muaj më parë.

Tv Klan ka siguruar kërkesën për caktim mase sigurie të një prej të arrestuarve ku sqarohet e gjithë ajo çfarë ka ndodhur.

Rreth dy muaj më parë Buci është takuar me porositësin e krimit Ervin Zallumin të cili i ka kërkuar që ta ndihmojë me një punë. Zallumi i ka thënë në shtëpinë e tij që nëse vriste Mishel Prelën ai do ta paguante 80 mijë euro.

50 do t’i merrte pasi të kryente punën dhe 30 mijë të tjera në fund të vitit. Dukë qenë se nuk besonte tek porositësi për pagesën ,Buci e ka regjistruar këtë bisedë në telefon dhe ia ka dorëzuar prokurorëve.

Buci ka vazhduar në dëshminë e tij se ka qenë Zallumi ai që i ka gjetur pistoletën me të cilin ka kryer qitje në malin e Dajtit. Të njëjtën version ka dhënë në dëshmi edhe Miklar Tola. Ky i fundit kishte për detyrë të vëzhgonte lëvizjen e objektivit dhe për këtë do të paguhej 25 mije euro pasi të kryhej vrasja.

Ditën e plagosjes Shkelzen Buci dhe ai kanë qenë në mjetin e gruas së tij pranë gjimnazit “Partizani” kur Mishel Prela ka kaluar aty me biçikletë. Në këtë kohë Buci del nga makina duke e thërritur në emër Mishelin. Pas kësaj ai ka dëgjuar krisma. Përfshirja e Miklar Tolës në këtë krim vërtetohet dhe nga bisedat e përgjuara që ai ka bërë më të vëllain Ermirin.

Miklari e pyet nëse kanë ardhur lekët në shtëpi, ndërsa Ermiri i thotë që jo. Më pas Miklari i thotë që të shkojë të takojë Shkëlzenin dhe ta pyeste për paratë ndryshe ai do të fliste.

Për faktet e mësipërme gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ervin Zallumin, Shkëlzen Bucin dhe Miklar Tolën. Për Trim Hidrin është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Emri Tola do të qëndrojë në arrest shtëpie.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: atentati ndaj preles
Pas

2 orë para ceremonisë së betimit të Presidentit Meta, si duket Presidenca (FOTOT)

Para

Anëtari i PD-së voton tre herë? VIDEOT që qarkullojnë pas zgjedhjeve

Para
Anëtari i PD-së voton tre herë? VIDEOT që qarkullojnë pas zgjedhjeve

Anëtari i PD-së voton tre herë? VIDEOT që qarkullojnë pas zgjedhjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Akuza dhe debate mes partive, gjithçka dështon në kuvend, Kurti hyn nga dera e pasme

Ekspertët amerikanë ngrenë alarmin pas sulmit me dronë të Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.