15:44 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati mafioz ndaj Ndojës, reagon ashpër Lulzim Basha: Linçimi i tij nga Rama solli…

20:58 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk e sjellim dot ndryshimin përmes protestës”, Lulzim Basha tregon rrugën e vetme që ka mbetur

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me atentatin mafioz, të pasdites së kësaj të premteje ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në afërsi të rrethrrotullimit të Shkozetit. Basha shprehet se kjo është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend.

Basha ka komentuar dhe lincimin që Rama dhe Braçe i bënë prokurorit të Durrësit, duke thënë se ata i hapën rrugën krimit të vepronte.

“Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit”, shprehet mes të tjerave Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: basha atentati ndaj prokuroritbasha ndojalulzim basha
Pas

Gjendet makina me automatikë dhe maska brenda, i përket autorëve të krimit të sotëm

Para

VIDEO/ Rrahu biznesmenin ndërsa sot u plagos në atentat, çfarë thoshte Rama për “të tmerrshmin e Sukthit”

Para
VIDEO/ Rrahu biznesmenin ndërsa sot u plagos në atentat, çfarë thoshte Rama për “të tmerrshmin e Sukthit”

VIDEO/ Rrahu biznesmenin ndërsa sot u plagos në atentat, çfarë thoshte Rama për "të tmerrshmin e Sukthit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

Celibashi i përgjigjet Berishës: Komisionerët e PD nuk kontestuan rezultatin brenda vendit

DEA amerikane hap zyrë në Shqipëri. Ambasada e SHBA: Na kontaktoni në WhatsApp për informacione mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Anuela Ristani me “dorë të hekurt”, shkarkon nga Bashkia e Tiranës bashkëpunëtorët e Erion Veliajt

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos vendimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.