Zbardhen detaje të reja ng atentati me një të vdekur dhe 5 të plagosur në Don Bosko.
Policia ka sekuestruar dhe nisur vëzhgimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në biznesin e Fatjon Muratit ku ndodhi krimi i rëndë.
Burime thonë se autorët kenë qenë në motorr, ndërsa kanë hapur breshëri drejt lokalit, në lëvizje. Ata dyshohet se, nuk kanë zbritur nga mjeti, por kanë qëlluar nga rruga. Ndërsa Fatjon Murati i arrestuar për arsenalin e armëve në tetor, është liruar nga gjykata e cila ka caktuar masëm e sigurisë arrest shtepie për të.
Policia ditën e djeshme ka shkuar në banesën ku supozohej se ai qëndronte, por nuk e ka gjetur aty. Sipas informacioneve jo zyrtare, policia nuk përjashton pistën që Fatjon Murati të ketë dalë nga territori shqiptar në mënyrë ilegale