Një atentat me eksploziv ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozetit në Durrës, ku ka shpërthyer një makinë, e cila ka qenë në lëvizje.
Burime bëjnë me dije se mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa.
Fatmirësisht Mustafa nuk ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit.
Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani. Arrestimi i fundit i Mustafës është bërë në vitin 2021.
Mustafa raportohet se ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit.