Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me ngjarjen e shënuar në 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit.
Këtë të premte është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit Erjon Alibej, i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.
Alibej: Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçaj jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, kam ulur në sediljen mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa.