08:20 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati ndaj Artan Cukut, Nevila Xhindi: Shteti të hodhi në rrugë, të preu në besë, të la të papunë

10:24 | 10/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

Vetëm dy ditë më parë, pikërisht mbrëmjen e së shtunës u vra nga një atetantat ish-punonjësi i policisë Artan Cuku. Ai nuk mundi t’i shpëtonte atentatit pasi 5 plumba të njëpasnjëshëm i morën jetën.  Nuk kanë qenë të paktë figurat publike që reaguan pas këtij atentati. Nevila Xhindi, Sekretarja Politike për Shoqërinë Civile në Partinë Demokratike ku shprehet se pse nuk e ka njohur personalisht të ndjerin Artan Cuku përcolli për të një dhimbje të pafundme. Sipas Nevila Xhindit,  Artan Cuku u ndje i vrarë dhe i pambrojtur në vendin e tij edhe nga shteti që i shërbeu. Ajo shton më tej se Cukun shteti e hodhi në rrugë dhe e la të papunë. 

“I ndjeri Artan Çuku, nuk të kam njohur, por përcolla një dhimbje të pafundme nga dhjetra miq të përbashkët, ndjeva që lotët e vunë tëposhtë trimërinë e burrërinë e tyre për shokun, mikun, kolegun që e përcollën të vrarë në pabesi nga dora e krimit lëshuar rrugëve.

Kush të vrau pak e përditë…deri atë ditë?

U ndjeve i vrarë e i pambrojtur në vendin tënd, nga shteti yt që i shërbeve, nga e përditshmëria e zymtë e ditëve pashpresa që kaloje për të marrë drejtësi…

U ndjeve i vrarë nga shteti që të hodhi ty në rrugë, të papunë, të preu në besë ty profesionistin në krye të policisë, ty që luftove krimin e bandat, ty që u përballe me të keqen për ta çliruar këtë vend nga llumi e balta, nga ato individë te shoqërisë që kërcënojnë e rrezikojnë jetën e secilit prej nesh. Tënden e morën, se shteti yt nuk ishte me ty, por me ata!

U ndjeve i vrarë nga drejtësia që nuk bëri drejtësi me ty deri në fund, për të të kthyer në detyrë. E pafuqishme u tregua përballë qeverisë së krimit që dëshpërueshëm, vend e pa vend na flet për vettingun…Qeshën, u gajasën me papunësinë e pambrojtjen tënde, liruan e amnistuan çdo kriminel të këtij vendi si për të të bërë karshillëk ty e të ngjashmëve të tu, për të të thënë që ne nuk të kthejmë dot në punë, je shumë profesionist, nuk je policia që duam!

….dhe natën e terrët ta morën jetën vërteti!

Dhe vdekja rëndon kur ish kolegët e tu që sot drejtojnë policinë, përmes deklaratave na ngopën me pista dyshimi që edhe për një film policesk për fëmijë nuk do bënin fabul. U dhëmb vdekja jote vallë? Apo pakti me krimin është lartësuar aq fort sa ka kapë mendjen e tyre delirante, duke i bërë të harrojnë që ….dhe vjen një ditë dhe historia përsëritet… I lehtë të qoftë dheu!”, shprehet Nevila Xhindi. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: nevila xhindi
Pas

Kodi Zgjedhor apo Denar Biba? Ç’pritet të ndodh me regjistrimin e partive dhe deklarata e Kreut të KQZ-së

Para

Vrasja e Artan Cukut, lihen të lirë dy vëllezërit e Agim Dakës, ja çfarë deklaruan

Para
Detaje të reja nga ekzekutimi i Artan Cukut, si i zunë pritë atentatorët, u qëllua pesë herë

Vrasja e Artan Cukut, lihen të lirë dy vëllezërit e Agim Dakës, ja çfarë deklaruan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.