10:58 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Atentati ndaj boksierit që po shkonte për t’u qethur, identifikohet autori 21-vjeçar

11:35 | 07/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati ndaj boksierit që po shkonte për t’u qethur, identifikohet autori 21-vjeçar

Është identifikuar autori i dyshuar për plagosjen e boksierit të Vllazinës, Nelson Hysa. Burime të policisë bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim shtetasi V. K. 21-vjeç.

Atentati u krye rreth orës 14:30 teksa kampioni i boksit po shkonte për t’u qethur. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Qemal Stafa”.

Burime të policisë së Shkodrës bënë me dije një ditë më parë se dy personat e dyshuar për atentatin po lëviznin me motor në momentin e krimit, me skafandra në kokë dhe rroba të zeza.

“Shtetasi  N.H,  në momentin që do futej për tu qethur në një berberanë në lagjen Qemal Stafa në vendin i quajtur “Ura Dervishbeg”,  dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar ku njëri prej tyre e ka qëlluar  njëherë me armë zjarri Pistoletë në pjesën fundore të barkut  dhe janë larguar menjëherë.”, bëhej ndër të tjera me dije nga policia.

Detaje të Policisë së Shkodrës:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017. Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H., 33 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç, banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: identifikimNelson Hysa
Pas

Njihuni me njeriun më të shëndoshë në botë, peshon 588 kilogramë (FOTOT)

Para

Një muaj i zhdukur, familjarët identifikojnë trupin e pajetë në Sazan (EMRI)

Para
Një muaj i zhdukur, familjarët identifikojnë trupin e pajetë në Sazan (EMRI)

Një muaj i zhdukur, familjarët identifikojnë trupin e pajetë në Sazan (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

I riu belg u plagos rëndë, arrestohet 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

4 ditë pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.