19:35 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati ndaj djalit të Spartak Brahos, Policia jep informacion zyrtar (Detajet)

22:11 | 26/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’e ka harruar zanatin e informatorit”, Spartak Braho reagon për përgjimin e Berishës, si e shpjegon

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të mbërritur në adresë të tij, përmes të cilit tregonte se, me datë 18 Gusht në qytetin bregdetar të Durrësit është bërë një tentativë për vrasjen e djalit të deputetit socialist, Spartak Braho.

Referuar statusit të Berishës në Facebook, qytetari shprehet se 2 persona me kallashnikov e prisnin tek hyrja e pallatit ndërsa shton se Policia blindoi zonën por atentatorët u arratisën ndërkohë që thekson se policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen (lexo këtu).

Pas këtij denoncimi të pazakontë, ka reaguar edhe Policia e Durësit e cila ka nxjerr dy njoftime njëri pas tjetrit ku tregon detajet e ngjarjes.

Në njoftimin e parë thuhet se është shpallur nga ana e saj në kërkim dhe po punohet  për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës

“Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja “, ” Shkatërrimi i pronës ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe e municionit” parashikuar në nenet  84, 150 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në këtë njoftim por inicialet nuk përputhen me emrin që ka treguar Berisha të djalit të Brahos.

Në këtë komunikatë thuhet se është kanosur me armë zjarri shtetasi me inicialet K.B., ndërsa në denoncimin e Berishës për djalin e Spartak Brahos thuhet se quhet Arbër Braho. Pra sipas këtij versioni mund të arrihet në përfundimin se Arbër Braho të cilin e denoncon edhe qytetari tek Berisha, ka shkuar pë t’u hakmarrë ndaj autorëve të atentatit që është bërë vëllait të tij, K.B për të cilin burimet thonë se quhet Kreshnik Braho.

Ndërsa në njoftimin e dytë, thuhet:

“Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.”.

Pra ashtu sikurse e ka shprehur edhe “qytetari dixhital” tek Berisha se djali i deputetit ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj personave që i bënë atentat, edhe Policia jep të njëjtin version në këtë rast, përfshirë edhe inicialet “A.B-38-vjeç”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ARBER BRAHOATENTAT DJALIT TE SPARTAK BRAHOSSali Berishaspartak braho
Pas

Kryemadhi në Jalë me të rinjtë: Kanë qenë ditë të vështira për gjithë klasën politike

Para

Skandali/ “Fasadat e bukura 3D dhe realiteti 4K”, gazetarja: Lay’s nga Gjirokastra

Para
Skandali/ “Fasadat e bukura 3D dhe realiteti 4K”, gazetarja: Lay’s nga Gjirokastra

Skandali/ “Fasadat e bukura 3D dhe realiteti 4K”, gazetarja: Lay's nga Gjirokastra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.