Policia e Shkodrës ka zbuluar të tjera detaje nga atentati kundër kampionit të boksit Nelson Hysa.
Dy personat me motor që kanë qëlluar mbi boksierin, i janë afruar Hysës në momentin që ai do futej për t’u qethur në një berberhanë në lagjen “Qemal Stafa”. Autorët kanë patur skafandra në kokë dhe rroba të zeza.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.05.2017, rreth orës 14.30 në spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi N. H. 32 vjeç banues në lagjen “Fahri Ramadani” Shkodër.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga deklarimet paraprake të marra nga i dëmtuari ka rezultuar se:
Shtetasi N.H, në momentin që do futej për tu qethur në një berberanë në lagjen Qemal Stafa në vendin i quajtur Ura Dervishbeg, dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar ku njëri prej tyre e ka qëlluar njëherë me armë zjarri Pistoletë në pjesën fundore të barkut dhe janë larguar menjpherë.
Shtetasi N.H për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri Pistoletë.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. (D.D/Shuplaka)