Në lidhje me ekzekutimin 26-vjeçarit Jurgen Kurti të ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen e pallatit ku ai banonte në rrugën “Zef Jubani” në zonën e Tiranës së Re, mesaduket nga hetimet paraprake policia ka një të dyshuar për ngjarjen.
I ftuar në studion e “Opinion”, gazetari Ermal Vija ka bërë me dije se policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit.
“Policia ka shpallur në kërkim një person, por ende nuk dihet as identiteti as mosha. Ka qenë kqyrja kamerave që ka bërë të mundur identifikimin e një personi”, ka deklaruar gazetari, por pa dhënë shumë detaje.
Në orët e para të mëngjesit të së martës, ekspertë të policisë kanë mbërritur sërish në vendngjarje, për të verifikuar nëse zona mbulohet apo jo me kamera sigurie.
Mësohet se Kurti sapo kishte zbritur nga mjeti i tij për t’u futur në banesë kur është qëlluar. Mbi trupin e viktimës u gjetën disa plumba, ndërsa në vendngjarje policia ka gjetur 10 gëzhoja.
26 vjeçari humbi jetën pas një atentati, ku ai u qëllua me një breshëri plumbash në hyrje të banesës së tij këtë të hënë, pasi po kthehej nga palestra. Në lidhje me ekzekutimin e Kurtit deri më tani policia ka hetuar në dy pista. Në atë të hakmarrjes, duke qenë se Kurti ishte i aukuzuar si i përfshirë në një vrasje të ndodhur dy vite më parë në Durrës dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Discussion about this post