Nëndrejtori i Spitalit të Tiranës Vilson Ruçi në një prononcim për mediat, ka folur për gjendjen shëndetësorë të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushes dhe sekretares Eisa Qalliu, të plagosur pas sulmit me një granatë ndërsa ishin në detyrë.
Sipas mjekut ato janë jashtë rrezikut për jetën, pasi e kanë marrë ndihmën e parë. Mësohet se kryebashkiaku i Lushnjes ka lënë spitalin e Traumës dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nuk do të ketë nevojë të dërgohet jashtë vendit. Tushe paraqitet në gjenjde stabël shëndetësore. Shumë shpejt do të jetë pranë familjes. Tushe ka pasur plagë në pjesën e gjoksit.
Zonja Qalliu po i nënshtrohet ndëhyrjeve kirurgjikale, është jashtë rrezikut për jetë, ka dëme në gishtat e dorës. E kanë kaluar rrezikut, pasi kanë marrë ndihmën e parë. Tushe është i kthjellët dhe arrin të flasë.”– u shpreh Ruçi.