Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Dedë Planajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mësohet se ndaj 60-vjeçari, autori ka zbrazur një karikator pistolete, ndërsa plumbat e kanë kapur në këmbë, dorë dhe brinjë.
Mësohet se plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore ndërsa ai është transportuar drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Përsa i përket autorit ai ka qenë i vetëm dhe levizte me motoçikletë.
Ai është afruar, ka zbritur nga motomjeti dhe në një distancë rreth tre metra ka qëlluar drejt 60-vjeçarit Pllanaj dhe më pas është larguar në drejtim të rrugës së Koplikut.
Vetë 60-vjeçari Dedë Planaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Planajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.
Por kush është Bardhok Planaj?
I njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.
Pesë vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.
Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.
Si u krye ekzekutimi i tij?
Bardhok Planaj u vra mbrëmjen e 4 Prillit pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me më shumë se 60 plumba, 30 prej të cilave i ka marrë në trup.
Në video shihet momenti kur Pllanaj qëllohet me breshëri arme nga pas, teksa është duke lëvizur me makinën e tij tip ‘Range Rover” poshtë shtëpisë së tij. Autorët që e kanë ndjekur me një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e kanë qëlluar fillimisht në ecje dhe Pllanaj ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e të shtënave, duke u përplasur me një biznes anës rrugës. Më pas autorët i kanë dalë në pjesën anësore duke e qëlluar sërish dhe më pas kanë ikur.