Ditën e sotme Gjykata e Tiranës la sot në burg tre prej autorëve të dyshuar për atentatin me armë zjarri ndaj Mishel Prelës.
Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Arvin Zallumin, Shkelzen Bucin dhe Trim Hidrin, ndërsa la në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike Ermir Tolën.
Vrasja e mbetur në tentativë ndaj Mishel Prelës ka për motiv hakmarrjen. Sjellim në vëmendje që Ervin Zallumi porositi vrasjen e 31 vjeçarit kundrejt shumës 80 mijë euro.
Para 7 vitesh Mishel Prela goditi 5 herë me thikë Ervin Zallumin, një histori e cila është e dokumentuar dhe në vendimin e gjykatës së rrethit të Tiranës me Nr. 677 date 27.04.2011.
Mesa duket kjo është edhe arsyeja që Arvin Zallumi donte ekzekutimin e tij. (J.V/Shuplaka)