Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë, Bashkim Haxhiajn, i cili ishte njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në lidhje me atentatin me armë ndaj kunatit të Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Haxhiaj është lënë nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që ende nuk është zbardhur i detajuar vendimi i gjykatës.
Atentati ndaj Dervishajt dhe Meçajt ndodhi më 20 qershor 2019, ndërsa Haxhiaj ndodhej në makinë me ta në momentin e atentatit.
Nga atentati mbeti i plagosur kunati i Lul Berishës si dhe mori tre plumba Meçaj. Makina në të cilën ndodheshin tre shokët është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy atentatorë, shkak dyshohet e kaluara e këtyre personave.
Pasi është larguar makine e autorëve, Haxhiaj ka dalë dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri, dhe për këtë shkak ai mbahej në burg, deri në këtë vendim të dytë të Gjykatës.
Përplasja me armë në Durrës/ Dalin detaje të reja, i plagosuri tjetër kunati i Lul Berishës (Emri)