Redjan Rraja, 34-vjeç, është i arrestuari i parë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, ndodhur të premten e 1 Nëntorit.
Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, një personazh ky më influenca të forta në zonën e Fushë Krujës.
Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar nga Shqipëeia në aeroportin e Rinasit. Policia dhe prokurori kanë kërkuar arrestimin e tij për shkak se kanë gjetur gjurmët e gishtave në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës, në ditën kur ndodhi atentatit.
Derimë tani raportohet se vetë Rraja nuk e ka pranuar që të ketë qenë pjesë e atentatit, dhe as të ketë dijeni në lidhje me të.
Emri i Redjan Rrajës, me profesion mjek, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai akuzohet se ka prishur provat në vrasjen e Enton Çiços.
Edhe pse akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço, Rraja u dënua nga Gjykata e Tiranës vetëm me 8 muaj burg.
(E.K/Faxweb.al)