Avokati Ndue Pjetra i ftuar në Fax News foli për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ndërkohë që paralajmëroi se do të ketë edhe raste të teja, për shkak se vendin e ka uzurpuar e keqe.
Duhet të ndërhyjë shteti dhe institucionet përkatëse pasi mund të bëhet një katastrofë e madhe. Madje Pjetra shtoi se duhet të arrestohen kokat e poltikës.
“Mendoj se nuk do të jetë rasti i parë. Do të ketë së shpejti edhe të tjera raste, për shkak se këtë vend e ka uzurpuar e keqja. Pra drejtimi sot që ndodhet në shqipëri nga drejtues të kësaj qeverie do të arrijë që atë që nuk e bën me ligj, do ta bëjnë njerëzit me kanun, me vetëgjyqësi. Janë raste të tjera shumë të rrezikshme që nëse nuk do të jepet zgjidhje, është Vlora, kemi një uzurpim, të këtyre veprimeve me toka më prona duke e ditur shumë mirë edhe shteti. Kemi në krye të qeverisë, hipotekës, një njeri që vetëm rrëmuja dhe ngatërresa ka bërë.
Dy pista janë, janë pazare më shumë se politike. Ato kanë arritur të tjetërsojnë prona. Janë ose pazarat e poshtra ose detyrimi për të kryer një veprim që nuk ta lejon ligji.
Mendoj se janë pazare të pista në tokat e asaj zone. Vetë hipoteka azhornon toka te Gjiri i Lalzit dhe jo në qyetet. Nuk mundet asnjë drejtues institucioni të bëjë levizje pa pasur mbështetje politike.
Të këqijat kanë ardhur nga qeveria. Sapo të fillosh të më sulmosh mua, unë të largoj në mënyrë që të ndodhte kjo që ndodhi. Vet kryeminsitri nuk ka të drejtë morale dhe politike të godase prokurorin.
Nëse shteti lëshon prokurorin ka lëshuar shtetin e vet. Në këtë moment e ka lënë në një rrugë pa kokë. Të gjithë këto institucionet janë të pambrojtura. Zbulohet vjedhja dhe i thonë prokurorit mos fol. I merret toka një tjetri dhe thotë e ka marrë para dhe skemi ça bëjmë. Nëse nuk ndërhyn shteti këtu do bëhet një katastrofë e madhe. Nëse nuk ndërhyhet shpejt, do të ketë një rrezikshmëri të madhe në vendin tonë. Këtë që po vuajmë e kanë të gjithë shqipatrët që ju kanë tjetërsuar pronat. Duhet të shkrihen 60% e hipotekave ti heqin nga pislleku. Ato që të vijnë të jenë në mbikqyerje të plotë, qoftë dhe ndërkombëtare. Shqipëria do ta ketë shumë të rrezikshme situatën. Së pari një minut e më parë të arrestohet kokat e politikës, pastaj të gjithë do japin dorëheqjen vet.
Edhe qytetarët janë të kërcënuar jo më gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse nuk do të ndërhyhet në mënyrë urgjente do të ketë pasojë shumë të rëndë dhe mendoj se qëllimi është për të arritur tek pasoja e rëndë. E keqja ka ardhur nga politikanët.”- u shpreh Pjetra.
(M.Q/Faxweb.al)