Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të paktën tre qytete kryesore të vendit, për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas shoqërimin e personave të dyshuar për atentatin e të premtes në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe dy shoqëruesve të tij, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.
Kontrollet janë të përqendruara kryesisht në zonën e Fushë-Krujës, në Tiranë dhe në Durrës, nga ka dyshime që të jenë dhe autorët e atentatit të Nëntorit.
Burime bëjnë me dije se derimë tani ka shkruar në dhjetra numri i personave të shoqëruar, mes tyre dy persona dyshohen si autorë të ngjarjes, por emrat e tyre mbahen tërësisht sekret nga grupi hetimor.
Në orët në vijim pritet të jepen dhe emrat e të dyshuarve për atentatin, ndërsa pista kryesore vijon të mbetet ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, për shkak të detyrës së prokurorit Ndoja.
Ky i fundit pas ngjarjes, kishte mohuar që të ishte objektiv i atentatit, ndërsa ende nuk është marrë dëshmia e Landi Muharremit, pasi ky i fundit ka marrë një plumb në zonën e nofullës, ç’ka ia bën të vështirë komunikimin.