Policia ka dhënë njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë që tronditi Durrësin ku sipas saj ka ndodhur rreth orës 16:30 në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”.
Sipas Policisë, ndaj makinës me targa AA 333 ZD, është qëlluar me armë zjarri ku për pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku 30 vjeç si dhe Landi Muharremi njohur ndryshe si Aleksandër Laho 48 vjeç.
Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje më të rëndë se të tjerët.
Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/401663460786361/
(F.GJ/FAXWEB.AL)