02:43 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Atentati ndaj tij, Trump zotohet se do t’i bashkojë amerikanët

12:20 | 15/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati ndaj tij, Trump zotohet se do t’i bashkojë amerikanët

Pas përpjekjes për ta vrarë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka rishkruar krejtësisht fjalimin që do ta mbajë në Konventën e Partisë Republikane. Në vend se ta kritikojë presidentin aktual, Joe Biden, ai tha se do të përçojë mesazhe uniteti.

“Do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Kjo është një mundësi për ta bashkuar vendin. Mua më është dhënë kjo mundësi”, tha Trump për gazetën Washington Examiner.

Trump arriti në shtetin e Uiskonsinit, ku, nga sot deri më 18 korrik, zhvillon punimet Konventa e Partisë Republikane. Në këtë ngjarje, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai do ta mbajë fjalimin të enjten. Pritet, po ashtu, të bëjë të ditur se kush do të jetë kandidati për zëvendës të tij. Trump, 78 vjeç, u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani, të shtunën. Sulmuesi i dyshuar i tij, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë. Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Duke folur për gazetën Washington Examiner, Trump tha se provat për atë që ndodhi në Pensilvani, janë duke u mbledhur.

“Energjia që vinte nga njerëzit atje, në atë moment… Është e vështirë ta përshkruash se si ndihej, por e dija se bota po shikonte. E dija që historia do ta gjykojë këtë dhe e dija se duhej t’ua bëja me dije se jam mirë”, tha Trump.

Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden. Biden, në një fjalim nga Zyra Ovale të dielën mbrëma, bëri po ashtu thirrje për unitet kombëtar.

“Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”, tha Biden, duke shtuar se “urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt”./ REL

Pas

Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur, Hamasi heq dorë nga negociatat e armëpushimit

Para

Nga “Xibraka” te kullat në Tiranë, Çela i përgjigjet pyetjeve të Bardhit

Para
Nga “Xibraka” te kullat në Tiranë, Çela i përgjigjet pyetjeve të Bardhit

Nga "Xibraka" te kullat në Tiranë, Çela i përgjigjet pyetjeve të Bardhit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.