Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) John Kirby ka komentuar atentatin ndaj ambnasadorit rus në Ankara duke u shprehur se zyrtarët amerikanë janë në dijeni në lidhje me atentatin në fjalë.
“Ne e dënojmë këtë akt dhune, pavarësisht burimit të saj. Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij”, ka thënë Kirby.
Diplomati rus, Andrey Karlov u qëllua teksa po fliste në një ekspozitë arti në Ankara, ndërsa atentatori mendohet se është një punonjës policie dhe quhet Mert Altintas. (A.R/SHUPLAKA)