Detaje të reja mbi atentatin e sotëm në Astir. Në drejtim të autmjetit tip Audi, është derdhur një breshëri blumbash.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, nga ekspertiza paraprake që i ështe bërë mjetit që po udhetonin viktimat, mësohet se objektiv i këtij atentati ishte Mihasi.
Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim pasi nga kqyrja që i është bërë mjetit nga ana e shoferit ka një sasi të konsidërueshme plumbash. Si pasojë e të shtënave të shumta ka marrë plumba edhe 26-vjeccari Dumani. Dy viktima kanë plagë të shumta tejshpuese, e si pasojë kanë humbur jetën në vend.
Ndërkohë që në të gjitha hyrje daljet e kryeqyteti janë ngritur pika të shumta kontolli për identifikimin e autororeve dhe kapjen e tyre.
Tiranë/ Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :
Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.
Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
(E.D/faxweb.al)