Pas denoncimit të ish deputetit të Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, i cili e akuzonte policinë për fshehje të ngjarjes në Bulqizë, vjen edhe njoftimi i kësaj të fundit.
Sipas njoftimit të policisë dy përsonat, vëllezër, të cilët kryen atentatin ndaj shtetasit me iniciale B.D janë shpallur në kërkim. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre. Ndërsa bëhet me dije se 41-vjeçari B.D është dëmtuar lehtë dhe ndodhet nën kujdësin e mjeksëve në spitalin e Bulqizës.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë në Bulqizë u denoncua pak orë më parë nga ish-deputeti Gjunkshi, i cili shprehej se dy persona të identifikuar si Alban Tançi dhe Feruz Shehu kanë qëlluar me armë disa herë ndaj një kamioni, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim policor dy vëllezër pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. në qytetin e Bulqizës.
Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,” Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve : A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.