Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit Elton Javori në Fier.
Rrumbullaku deklaroi se autori ëshë identifikuar dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë”- tha Rrumbullaku në një konferencë mbi rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.