jë ekzekutim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit, tek ‘Ura e Përroit’ në lagjen “Loni Dhamo”. Mësohet se dy persona janë vrarë dhe tre persona kanë mbetur të plagosur,
Një prej viktimave është 23-vjeçari Zamir Latifi, ndërsa viktima e dytë është jurgen Hoxha, 22 vjeç. Po ashtu i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale M.Xh, 26 vjeç, i cili ndodhte në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë, dyshohet se mjeti i përket autorëve të dyshuar të atentatit të cilët i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post