Një atentat u shënua orët e para të mëngjesit të djeshëm në Shijak, ku objektivi Saimir Gjepali mbeti i plagosur në parakrah pasi arriti t’i shmangej në kohë plumbave.
Nga hetimet e deritanishme mbi atentatin që iu krye 42-vjeçarit teksa ishte duke u kthyer në banesë me mjetin e tij “Range Rover” rezulton se objektivi i sulmit ka qenë i dënuar më parë me 7 vjet burg “trafikim të lëndëve narkotike” dhe është liruar më pas në vitin 2012.
Policia ende nuk ka asnjë pistë të saktë mbi motivin e ngjarjes, nëse i referohemi një portali online. Por mësohet se disa vite më parë, Saimir Gjepali ka qenë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e drogës Shqipëri-Itali që u shkatërrua nga Antimafia italiane.
“Nuk dihet nëse atentati ka të bëjë me të shkuarën kriminale të Gjepalit, apo ndonjë konflikt me persona të tjerë kohët e fundit, por po hetohen të dyja pistat”, është shprehur policia. (XH.A/SHUPLAKA)