Për atentatin që ndodhi në Shkodër ku nglelën të plagosur 3 persona policia ka dhënë versionin zyrtar. Sipas policisë D.L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi.
Informacioni i policisë:
Me datë 15.07.2017, rreth orës 13;00, kemi marr njoftim se ka të shtëna me armë, perballë Teatrit Migjeni.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë konstatuar se janë plagosur me armë zjarri shtetasit:
- D.L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi.
- L.T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç, jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit.
Autori/ët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.
Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve.
Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post