Policia ka zbuluar detajet mbi atenatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Atentati ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”.
Mësohet se i plagosuri 42-vjeçar ndodhet në spitalin rajonal të shkodrës, në gjendje kritike për jetën.
“Shkodër Informacion paraprak Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.”, njofton Policia.
Sakaq mësohet se i plagosuri rezulton me precedent të mëparshëm penal.
NGJARJA e 2001-it
I plagosuri 42-vjeçar Ilmir Hajdari, njihet ndryshe edhe si Mir Vetlla.
Hajdari rezulton një person me precedent penal, pasi është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit në më 21 tetor të vitit 2001.
Gazeta “Panorama shkruan se Hajdari, së bashku me dikë tjetër të quajtur Xhabir Shegaj si edhe një person i tretë, kanë ekzekutuar me automatik Indrit Bajrin.
Hajdari dhe Bajri kishin debatuar me njëri-tjetrit, e në debat e sipër kanë kërcënuar njëri-tjetrin. Më pas janë ndarë të acaruar, kështu Hajdari pas debatit merr me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin dhe nisen drejt Bajrit.
Të hipur mbi një makinë “Mercedes Benz “ dhe të armatosur me armë, të tre po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).”
Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit vë re të pandehurin.
Pas kësaj ata kanë reaguar duke qëlluar në drejtim të Bajrit. Pak vite pas ngjarjes, në 2015-ën, Shegaj u ekzekutua me snajper për hakmarrje ndaj vrasjes së Bajrit. Kështu edhe ngjarja e sotme mund të ketë si pistë hetimi pikërisht hamarrjen, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar edhe nga policia. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post