03:25 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Atentati në Sukth, flasin vajzat që ishin me Dalipajn dhe Dautin

20:01 | 26/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati në Sukth, flasin vajzat që ishin me Dalipajn dhe Dautin

Dy vajzat që gazetarja Klodiana Lala tha një ditë më parë se ndodheshin në makinë me Ervin Dalipajn dhe Juxhin Dautin, mesditën e së martës, janë identifikuar nga policia.

Dy vajsat janë nga Tirana, njëra 23 dhe tjetra 24-vjeç. Sipas gazetës “Panorama”, përpara grupit hetimor ato kanë rrëfyer se kishin shoqëri me dy të ndjerit.

Vajzat tregojnë se janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta. Megjithatë ato shprehen se më pas ato janë larguar me makinën e tyre, ndërsa djemtë sërish më vete dhe nuk kanë qenë fare në dijeni të atentatit.

Madje, lidhur me vrasjen ato deklarojnë se e kanë marrë vesh përmes rrjeteve sociale.

Rreth orës 13:55 të së martës, afër “Mbikalimit të Sukthit”, u vranë me breshëri plumbash ish-shef krimi ekonomik i Tiranës Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj.

Mësohet se ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dautaj në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.

Pas atentatit në Sukth, Policia e Durrësit ka shoqëruar plot 12 persona në komisariat, për të hetuar mbi ngjarjen.

“Bëjmë me dije se grupi hetimor vijon hetimet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. Pavarësisht se janë shoqëruar 12 persona, ende nuk ka asnjë të dyshuar. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: atentatidalipajDautisukth
Pas

Rama-pogradecarëve: Për inat të vjehrrës shkuat te mullixhiu, një gabim bëra me Korçën

Para

Sekuestrohen 300 kg kanabis në Lezhë, një i arrestuar

Para
Sekuestrohen 300 kg kanabis në Lezhë, një i arrestuar

Sekuestrohen 300 kg kanabis në Lezhë, një i arrestuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.