Një 64 vjeçarë është eliminuar në mes të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën me dije se viktima quhet Memli Begalla me origjinë nga Tepelena. Vrasja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe” në qendër të ish-Bllokut.
Viktima është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët. Ngjarja ka ndodhur në një shesh pushim pallati në afërsi të zonën ish-bllokut. Nuk dihet ende nëse është banor i zonës ose jo. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator.
Fax News raporton se viktima është një biznesmen dhe u gjet i vrarë pranë zyrave të tij të biznesit në zonën e ish bllokut. Për këtë janë shoqëruar tre persona. Dy persona të tjerë janë djemtë e viktimës. Burimet sqarojnë se automjeti ku ai u gjend pranë në momentin kur ndodhi ngjarja nuk ishte në pronësi të tij. Kemi të bëjmë me një biznesmen që ka të bëjë me shitje e gomave dhe automjeteve.
Discussion about this post