11:22 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Atentati në Vlorë, gjendet e djegur një makinë te ”Ura e Mifolit”. Dyshohet të jetë përdorur nga vrasësit

08:18 | 10/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje nga atentati në Vlorë, si u ekzekutua 35-vjeçari (FOTO)

Një makinë është gjetur e djegur këtë mëngjes pranë “Urës së Mifolit” në Vlorë. Sipas dyshimeve të para ky mjet dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbëmshëm, ku mbeti i vrarë Elidon Mehmeti 35 vjeç.

Sipas policisë mjeti është gjetur në anë të rrugës Fier – Vlorë, në fshatin Ferras. Lloji i mjetit ‘BMW’ është gjetur plotësisht i djegur.

NGJARJA MBRËMË NË VLORË:

Një 35-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”të Vlorës. Fillimisht, shtetasi i identifikuar si Elidon Mehmeti mbeti i plagosur dhe u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal në Vlorë, por nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra.

Ai ishte duke udhëtuar me makinë kur u godit nga një breshëri plumbash me armë të tipit kallashnikov. Referuar të dhënave paraprake, makina e tij është goditur me 15 plumba në derën e makinës së shoferit.

Dyshohet se atij i është ngritur pritë për shkak të një sherri në lokal. Burime të policisë bëjnë të ditur se janë shoqëruar 2 persona për zbardhjen e ngjarjes.

Detaje të Policisë së Vlorës:

Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Elidon Mehmeti, rreth 35 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i plagosur u transportua menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Vlorë, por më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës, ku shtetasi Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri.

Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: atentatimakine e djegurvloreVrasja
Pas

Bradley Cooper dhe Irina Shayk bëhen prindër, si e mbajtën të fshehtë lajmin për dy javë (FOTO)

Para

Emocionuese, gjermanët në rradhë për t’i marrë autograf aktorit shqiptar (FOTO)

Para
Emocionuese, gjermanët në rradhë për t’i marrë autograf aktorit shqiptar (FOTO)

Emocionuese, gjermanët në rradhë për t'i marrë autograf aktorit shqiptar (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.