03:27 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Policia mblodhi me dhjetëra gëzhoja, ngjarja pa autor!

08:45 | 20/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli godet Gazën, bombardon portin e Jemenit, termocentralet dhe objektet e naftës

Kevin Hajrulla, 30- vjeçari që u sulmua me armë mbrëmjen e së mërkurës në “Çole” të Vlorës vijon betejën për jetën në Spitalin e Traumës.

Ai u soll pak orë pas ngjarjes, pasi mjekët lokalë nuk mundën të ndërhyjnë në plagët e shumta që ka marrë. Policia si gjithnjë priti të zbardhte dita e djeshme të numëronte gëzhojat në vendin e ngjarjes dhe ku mësuan se është qëlluar nga dy armë automatike, kallashnikov, mbi të riun, që për fatin e tij ka qenë ende pa zbritur nga makina.

Plumbat kapen edhe një shitës ambulant, i cili është në gjendje të stabilizuar në spitalin e Vlorës. U hapën kamerat rreth e rrotull vendit të krimit dhe policia fiksoi targat e mjetit të atentatorëve, që sipas tyre ishte targë italiane, targë që në fakt është marrë nga autorët pasi nuk është gjendur në mjet, ashtu siç u gjenden armët me karikatorë. Përgjatë së djeshmes janë marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të të riut që ra në pritë, por nuk është bërë e mundur të zbulohet asnjë problem i tij, përveç faktit që i riu mban të njëjtin mbiemër me një të ri tjetër, që viteve të fundit jo vetëm është shfaqur problematik në qytetin e Vlorës por madje edhe iu ka shpëtuar disa pritave fatale, që nga tentativa e vrasjes me tritol tek atentatet e mirorganizuara. Po ashtu, pak kohë më parë, në një lokal u kap edhe një person që ishte paguar për ekzekutimin e tij, person që më pas u bë edhe dëshmitar i drejtësisë, duke treguar fakte tronditëse për një sërë grupesh kriminale.

HETIMET

Grupi hetimor që ka marrë në duar ngjarjen mësohet se ka nisur verifikimet e shënjestrës për të parë shkaqet e sulmit brutal me armë. Nga të dhënat e para nuk është përftuar asnjë e dhënë që e ndihmon grupin hetimor. Në fokus mësohet se është pikërisht lidhja e Kevinit me Inez Hajrullajn, të riun vlonjat, i cili kërkohet të vritet nga disa grupe të tjera.

Ai është një emër jo pak i njohur në Vlorë e jo vetëm, jo veç për atentatet e bujshme që janë realizuar ndaj tij por edhe për pjesëmarrjen në grup kriminal dhe arrestimin e lirimin disa herë të tij. Policia ka mundur të sigurojë si të vetmen provë materiale vetëm mjetin e djegur të autorëve, ku është mësuar se ishte një mjet KIA dhe se brenda saj në dy sedilje të ndryshme janë gjendur dy armët e krimit.

Në sediljen e parë, të pasagjerit dhe në sediljen e pasme, pas sediljes së pasagjerit. Grupi hetimor ka arritur në konkluzionin që në mjet kanë qenë tre persona, ku njëri ka shërbyer si drejtues i makinës. Sipas të dhënave, janë një sërë pamjesh që e kanë fiksuar makinën e autorëve edhe në ardhje por edhe në largim, ndërkohë që dy autorët që kanë zbritur në tokë dhe kanë qëlluar mbi Hajrullajn kanë qenë të maskuar me kapuça bluzash.

Për gjatë së djeshmes nuk është bërë e mundur gjetja e asnjë gjurme të autorëve, ndërkohë që pas djegies së mjetit në fshatin Panaja, nuk dihet më as drejtimi që kanë marrë autorët dhe as me çfarë mjeti kanë lëvizur. Pritet ekspertimi i mjetit të djegur për të mundësuar gjetjen e ndonjë gjurme dhe përmirësimi i gjendjes së të plagosurit për të dhënë dëshminë e tij te grupi hetimor.

Pas

Kosova në 13 vite humbet 12% të popullsisë. Problem emigracioni masiv, 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Para

Këmbimi valutor/ Me sa lekë këmbehen valutat kryesore sot

Para
Këmbimi valutor/ Me sa lekë këmbehen valutat kryesore sot

Këmbimi valutor/ Me sa lekë këmbehen valutat kryesore sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.