11:18 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati në Vlorë, shoqërohen 8 persona. Anëtarët e “Land Roverit” me maska

11:11 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me armë mes bandave në Vlorë, Policia iu vihet pas autorëve. Ndjekje me këmbë nëpër kodra

Në lidhje me ngjarjen e një dite më parë në Vlorë, policia ka shoqëruar disa persona për të marr deklaratat e tyre. Janë shoqeruar 8 persona të cilët kanë  qenë në vendngjarje në momentin e atentati dhe të afërm të personave të identifikuar tashmë si objektiv i atentatit.

Po ashtu janë zhvilluar kontrolle edhe gjatë natës duke ngritur edhe postblloqe në pikat kyçe të qytetit gjatë orëve të natës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë. Sipas bluve personat në automjetin tip “Land Rover”  kanë qenë të maskuar me maska në kokë ndaj është i veshtirë identifikimi i tyre.

Policia është në kërkim të autorëve që prej paradites së djeshme ndërsa ende nuk është kryer asnjë arrestim i personave të dyshimtë si autor të ngjarjes.

Kujtojmë se paraditen e së premtes, në zonën e shëtitores Lungomare në afërsi të kompleksit Oslo, persona të maskuar, kanë qëlluar nga një makinë tip “Land Rover” në drejtim të dy shtetasve të cilët kanë qenë duke pirë kafe në një prej bareve të këtij kompleksi. Autorët, e dyshuar si amator, nuk kanë arritur të qëllojnë mbi objektivin, i cili mendohet të ketë qenë shtetasi Ines Hajrulla.

Ky i fundit, në shoqërinë e një tjetër personi në momentet e qëllimit me armën automatike, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri tip pistolete çka vihet re nga gjurmët e gëzhojave gjetur ne vendngjarje. Personat në “Land Rover”, janë larguar në drejtim të qytetit duke vijuar të qëllojnë  me armën tip kallashnikov, ndërsa për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetar i rastësishëm, Dajko Cinemataj 58 vjeç. 58 vjeçari ka marr një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët me “Land Rover”  janë larguar me shpejtësi në dalje të qytetit të Vlorës,ku dhe kanë marrë rrugën e fshatrave. Pak minuta më pas, në kodrat midis fshatit Babic e Vogël dhe Bunavi eshte gjetur automjeti “Land Rover” me targa të vjedhura totalisht i djegur. Pranë automjetit janë gjetur edhe 2 armët automatike. Policia është vënë në kërkim të autorëve ndërsa ende nuk ka gjurmë të tyre.

Etiketa: ATENTATI NE VLOREatentatoret me maskashoqerohen 8 persona
Pas

Profil/ Kush është Dionis Imeraj, kandidati për bashkinë e Dibrës

Para

“Nocturn”, ish-presidenti Topi dritë mbi të fshehtat pas 21 janarit: Çfarë më kërkoi Basha, ja se si më sulmoi Berisha

Para
“Nocturn”, ish-presidenti Topi dritë mbi të fshehtat pas 21 janarit: Çfarë më kërkoi Basha, ja se si më sulmoi Berisha

“Nocturn", ish-presidenti Topi dritë mbi të fshehtat pas 21 janarit: Çfarë më kërkoi Basha, ja se si më sulmoi Berisha

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.