Një ditë pas atentatit që iu bë shtetasit Romario Alliraj në të dalë të Vlorës, Fax News mëson detaje të reja. I riu që ishte në drejtimin e mjetit tip Golf rezulton i dënuar më herët nga Gjykata e Vlorës, madje ka qenë edhe në burg.
Rasti më i fundit që ai ka bërë burg është viti i kaluar, ku ka kaluar 4 muaj në qeli.
Alliraj,rezulton i skeduar nga blutë e Vlorës për veprat penale: Mashtrim, trafikim i lëndëve narkotike dhe përdorim i automjetit pa leje drejtimi.
Sa i përket veprës penale të mashtrimit, Alliraj ka blerë një automjet dhe më pas nuk ka paguar lekët. Alliraj ka përvetesuar edhe një tjetër automjet me herët, vepër për të cilën është dënuar në vitin 2017 me burg.
Alliraj i shpëtoi atentatit të djeshem në autostradën Vlorë Fier, dhe tashmë ka dalë edhe nga ambientet e spitalit.
Policia ka marrë deklaraten e tij dhe pritet te zbardhen detaje në vijim.
Kujtojmë se Alliraj ishte punonjës në një piceri në Vlorë, ndërsa atentati ndaj tij u organizua pasditen e djeshme, nga persona ende të paidentuifikuara.
(E.K/FAXWEB.AL)